Categories Lajme

Reagon ish deputetja e Vlorës Nada Meçorapaj, për vrasjen e dy grave brenda 12 orëve në Shqipëri

Dy gra janë vrarë në harkun e 12 orëve në Shqipëri. Duke qenë nëna, motra dhe shqiptare, vrasja e tyre duhet të ketë pikëlluar gratë, nënat motra dhe shqiptaret.
Gratë e qeverisë dhe të pushtetit, bashkë me qeverinë dhe pushtetin, heshtin.
Gratë e Rilindjes, që dikur ‘të merrnin gjak në vetull’ për barazinë gjinore, tani kanë mbylur sytë dhe ‘hequr vetullat’ para serialit të vrasjeve.
Duke menduar se janë në pushtet, dhe duhet të bëjnë sikur vrasjet nuk kanë ndodhur, ato automatikisht e hedhin fajin mbi qeverinë. E cila për gratë e veta dhe të Shqipërisë ka vetëm një qëllim: i përdor si manekine dhe instrument propagande.
Të shtunën zonjat e Rilindjes e kanë një shans të fundit: në Asamblenë e PS të flasin edhe për gratë e vrara, të dhunuara, të papuna, të emigruara. Dhe pastaj të shohin nga veshjet dhe çantat e shtrenjta të njëra-tjetrës. Kështu të paktën ‘lajnë shpirtin’.Nga ish deputetja Nada Meçorapaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME