Categories Lajme

Tha se presidenti ka shkelur kushtetutën, si i ra në dorë Kurtit marrëveshja sekrete e Thaçit me NATO-n

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në letrën zyrtare që kryeministri Albin Kurti ia ka dërguar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, që mban datën 25 shkurt 2020, kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshjen të cilën Hashim Thaçi e kishte bërë në prill 2013 me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e kishte siguruar nga një zyrtar i NATO-s në nëntor 2019, raporton Gazeta Express.

“Në nëntor të vitit të kaluar, një zyrtar i NATO-së, më dorëzoi mua në cilësinë time si kryeministër në ardhje i Republikës së Kosovës, një kopje të një marrëveshje ndërkombëtare të arritur në vitin 2013. Marrëveshja ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z.Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, z.Anders Fogh Rasmussen. Përmes kësaj marrëveshjeje, kryeministri Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së, në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 19 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtuquajtura “Marrëveshja e Brukselit” (marrëveshja Kosovë-BE/BE-Serbi) e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ajo që dëshmon letërshkëmbimi Thaçi-Rasmussen, pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit. Krahas marrëveshjes së publikuar dhe ratifikuar, ka pasur një tjetër marrëveshje, një marrëveshje sekrete dhe të paratifikuar, për të cilën z. Thaçi për arsye ende të panjohura nuk i ka informuar as deputetët e Kuvendit, as publikun e gjerë”, thuhet në shkresën zyrtare të kryeministrit Kurti dërguar kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani./faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME