Categories Lajme

Reagon Shpëtim Idrizi për sheshin ku besimtarët myslimanë falen do të jetë i mbyllur

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar për faktin që sheshi ku besimtarët myslimanë falen këtë Fitër Bajram do të jetë i mbyllur për shkak të situatës Covid-19. Në reagimin e tij, ai shkruan se është çmenduri të mbyllet sheshi, ku protokollet mund të jenë më të zbatueshëm, sesa kur bëhet fjalë për ambiente të mbyllura. Po ashtu, Idrizi ngre pyetjen se kë duhet të besojmë “ekspertët apo Ramën në një kohë kur virusi sipas tij përhapet vetëm në orare apo vende të caktuara, ndërsa shton se sot edhe parku i liqenit është i mbyllur.

Reagimi:  Kë të besojmë? Ekspertët apo Ramacovidin 2020? Mos kini frikë refuzojeni fytyrë6n e Faraonit. Ekspertët nuk mund të mbajnë më lajthitjet e një njeriu që Covid-i , si një armë në duart e një të roituri, përhapet me orare e vende të caktuara, pikërisht dhe parku i liqenit sot është i mbyllur.

Nuk flas për ndonjë eksperte që merr 4-5 rroga dhe është e gatshme të na mbyllë gjithë jetën vetëm të mos humb ndonjë nga rrogat e saj. Por të mbyllësh sheshin ku besimtarët të falen dhe protokolli mund të jetë më i zbatueshëm se nëpër xhami është një çmenduri.

Mesa duket ky njeri nuk mund të shikojë mijëra njerëz të adhurojnë Zotin.I vetmi njeri që meriton të adhurohet dhe të falenderohet në këtë vend është Ramses-i i ri.Magjistarët e tij janë ekspertët që për pak para po justifikojnë çmenduritë e tij.Historia përsëritet, por këtë herë Zoti e ka treguar rrugën dhe përfundimin e Faraonit.Një porosi Profetike thotë: “Populli merr fytyrën e sundimtarëve” Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit! /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME