Categories Lajme

Real Madrid nuk gabon, mposht Eibar në shtëpi

Reali i Madridit bën detyrën ndaj Eibarit në shtëpi, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 dhe shtoi edhe më shumë presionin ndaj Atleticos kryesuese, pasi momentalisht është vetëm 3 pikë larg vendit të parë. “Los Blancos” dominuan sfidën dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit me anë të Marcos Asensios në minutën e 41-të, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin minimal 1-0.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, teksa për të vulosur rezultatin mendoi francezi Karim Benzema, që shënoi edhe golin e dytë në minutën e 73-të, duke u dhënë tre pikë madrilenëve, që tani shkojnë në kuotën e 63 pikëve. Më herët Villareali triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën e vështirë ndaj Granadës. Sulmuesi spanjoll Gerard Moreno ishte protagonist absolut për “nëndetësen e verdhë”, pasi shënoi të tre golat e sfidës, duke marrë me vete edhe topin e ndeshjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME