Categories Sport

Reali fiton derbin ndaj Atleticos, ngjitet në vendin e tretë në La Liga

Derbi i Madridit i takon skuadrës së Zinedine Zidanes. Reali mposhti 2-0 Atleticon në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. ‘Los Blancos’ filluan ndeshjen mirë, pas një korneri, ishte mesfushori Carlos Casemiro i cili shënoi në minutën e 15’. Pjesa e parë mbaroi me avantazh minimal për Realin.

Ndërsa në pjesën e dytë, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, provoi të ndryshojë lojën, ku bëri disa zëvendësime, por pa efekt. Në minutën e 63’ ishte portieri i Atleticos, Jan Oblak që realizoi autogol. Daniel Carvajal bëri një g oditje potente nga jashtë zonës, topi fillimisht t ronditi shtyllën dhe më pas ishte kurrizi i portierit Oblak që e dërgoi në rrjetë. Real Madrid me këtë fitore ngjitet në vendin e 3-të me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa ‘Los Colchoneros’ qëndrojnë ende në vendin e parë me 26 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME