Jo detyrimisht qoftet gatuhen me mish, madje do të kurseni shumë kohë nëse zgjidhni t’i gatuani me perime, si në rastin e recetës që po ju sygjerojmë, ku si bazë do të përdorim pataten.
Përbërësit :
- 6 patate
- 2 qepë të njoma
- 2-3 lugë miell
- 1 vezë
- vaj për t’i skuqur
Udhëzime për përgatitje :
Patatet e qëruara i grijmë me rende me kurse qepët i grijmë shumë imët me thikë. I bashkojmë dhe i shtrydhim mirë me dorë për t’u kulluar lëngun dhe i hedhim në një tas ku shtojmë vezën, miellin, kripë e piper.
Marrim pak nga brumi dhe me dorë u japim formë të sheshtë, sipas dëshirës. I skuqim në tigan me vaj të nxehtë për pak minuta në të dyja anët. I shoqërojmë me sallatë jeshile ose salcë të thjeshtë të përgatitur vetë.