Mund të përdorni një salcë të bërë vetë, ose të gatshme, por nëse i bëni vetë taliatelet do të keni një pjatë më të shijshme në tryezë.
Përbërësit e nevojshëm:
500 gr salcë
300 gr miell
3 vezë
vaj ulliri
kripë
Mënyra e përgatitjes:
Bëni brumin me miell dhe duke hedhur vezët në mes. Trazojini me një pirun. Shtoni pak kripë dhe një lugë vaj ulliri. Punojeni me duar derisa të bëhet elastike. Lëreni të qëndrojë 30 minuta. Shtrojeni brumin dhe prejini taliatelet. Gatuajini në ujë të valuar dhe me kripë për 2-3 minuta. Kullojini dhe shtoni salcën ragu.
