Categories Politike

Reforma zgjedhore drejt bojkotit?!

Reforma zgjedhore jo vetëm që nuk u votua brenda dhjetorit siç ishte premtuar nga kryesocialisti Edi Rama, por Komisioni i Posaçëm po shkon drejt bojkotit.  Opozita parlamentare pasi bojkotoi ditën e hënë punën e Komisionit, kërkon që të kushtëzojë praninë e saj me ndryshimin e sistemit, që deri tani nuk ka gjetur konsensusin e Partisë Socialiste.

Gjoni: Na duhet debat konkret, transparent dhe i sinqertë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ndryshe unë personalisht, por jam i sigurt që edhe kolegët e mi të opozitës, nuk do të kthehemi në karrigembushës dhe fasadë të PS. Hajdari bashkë me deputetët i tremben faktit të një marrëveshje të fshehtë mes partive të mëdha, që sipas të gjithave deklaratave publike nuk e kanë prioritare ndryshimin e sistemit.

Hajdari: Duam që mazhoranca të mos mbyllet pas dyerve dhe të flasë me PD dhe LSI dhe të bëjë një marrëveshje sipas dëshirës së tyre dhe pastaj ajo të vijë në parlament dhe të votohet. Shoqëria civile ka mbledhur 50 mijë firma për t’i kërkuar Kuvendit ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por kjo nismë pritet të vijë nëpërmjet deputetëve të opozitës paralmentare, të cilët mbështesin propozimin e shoqërisë civile për sistem proporcional kombëtar me lista të hapur. Hajdari: Listat e hapura për mua janë të domosdoshme. E kuptoj që ndryshimi i Kushtetutës është i vështirë në kushtet e sotme, por jo i pamundur. Për njohësit e çështjeve zgjedhore në Shqipëri, ndryshimi i sistemit nuk është problemi i vetëm. Sipas tyre financimet politike, mungesa e demokracisë brenda partive dhe mosfunksionimi i barazisë gjinore nuk zgjidhen vetëm me sistemin, por kërkojnë reforma më të thella

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME