Categories Sport

Refuzoi PSG-në për Messin, Pjanic bëhet “pishman” që zgjodhi Barçën

Mesfushori i ri i Barcelonës, Miralem Pjanic, e ka pranuar se dëshironte të luante për katalanasit vetëm prej Lionel Messit. Nga dëshira e madhe për të qenë në një skuadër me argjentinasin, ish-lojtari i Juventusit hoqi dorë dhe nga një ofertë më e lartë që erdhi nga PSG-ja.

Fatkeqësisht dëshira e boshnjakut me shumë mundësi nuk do të plotësohet sepse “Pleshti” ka disa ditë që ka kërkuar largimin nga katalanasit. Madje Pjanic nuk ka mundësinë as ta takojë Leon në përgatitjet e sezonit të ri, pasi vazhdon të jetë i izoluar. Mesfushori konfirmoi pak ditë më parë se kishte rezultur pozitiv me Covid-19 dhe po respekton rregullat e shtetit spanjoll. 30-vjeçari ishte pjesë e Juventusit për katër sezone, ku fitoi katër herë rradhazi titullin kampion. Pjanic ishte pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Arthur Melon, ku dy lojtarët ndërruan skuadër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME