Categories Lajme

Refuzoi ta merrte në punë, shqiptari pl agos me ar më ish-pronarin italian

Një 44-vjeçar përfundoi në prangat e policisë italiane pasi plagosi me armë zjarri ish-punëdhënësin e tij italian.

Ngjarja u shënua rreth 15:00 të pasdites së djeshme, në nnjë zonë në periferi të Fiuggi.

Florian Shehu e kishte takuar sipërmarrësin italian si duket për tu sqaruar.

Synimet e ish-punëtorit ishin të kërkonte nga sipërmarrësi një punësim të ri, por përballë rezistencës, ai nxori një armë me të cilën  fillimisht e kërcënoi 57-vjeçarin dhe më pas qëlloi dy herë ndaj tij.

Njëri prej plumbave e goditi në njërën këmbë, ndërsa tjetri goditi makinën  e sipërmarrësit.

Këto ishin momente terrori për biznesmenin, i cili edhe pse u plagos duke qenë brenda automjetit të tij, ai arriti të ndizte makinën duke u larguar me shpejtësi dhe thirri në ndihmë karabinierët.

Shqiptari ndërkohë kishte ikur në drejtim të Fiuggi Fonte.

Gjashtë patrulla të policisë u vunë në ndjekje të tij.

Pas kërkimeve, e gjetën atë pranë një bari në zonë dhe pasi morën masat paraprake për të shmangur rrezikun për kalimtarët e rastit, policia arriti ta bllokonte duke e prangosur.

44-vjeçari kishte hedhur armën, e cila u gjet menjëherë nga policia afër vendit të arrestimit.

Bëhet fjalë për pistoletë kalibër 7.65, e cila iu nënshtrua konfiskimit.

Shqiptari do të përballet me drejtësinë italiane për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u dërgua në burgun e Frosinones.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME