Categories Lajme

Refuzoi Thaçin se ishte “jashtë”, Albin Kurti zgjedh të pijë verë me gazetarët

Me pretendimin se ishte jashtë vendit, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti refuzoi dy ftesat që mori nga presidenti Hashim Thaçi për tu takuar për mandatimin për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Por dje në orën 19:00, një orë para kohës që Thaçi ia kishte caktuar për takimin e dytë, Kurti u shfaq në pritjen e fundvitit që Vetëvendosje kishte organizuar për gazetarët.

Nga aty ftesat e Hashim Thaçit, Albin Kurti i cilësoi si të gjimnazistëve.

Kurti: Unë dua që të jem plotësisht i informuar drejt që të jem në dijeni të kontekstit me qenë se për shkak të këtyre negociatave nuk kam mundur që të merrem me çështje të tjera, që janë jo më pak të rëndësishme, por shikoni takime sot për sot caktojnë gjimnazistët. Ne duhet t’i marrim seriozisht funksionet tona shtetërore, me rastin më të mirë paradoksalisht, takime sot për sot, figura shtetërore, caktojnë kur ka ose luftëra ose fatkeqësi natyrore, mirëpo falë Zotit ne nuk i kemi asnjërën prej tyre.

Kreu i Vetëvendosjes tha se do të duhej që 2-3 ditë para takimit të marrë ftesën nga Presidenti, duke shtuar se ky veprim i Kreut të Shtetit është sjellje ekstreme. Kurti: Pra as nuk kemi luftëra, as nuk kemi fatkeqësi natyrore dhe as nuk jemi gjimnazistë, do të duhej që së paku dy tri ditë, ftesa të dërgohet para takimeve. Sjellja e këtillë ekstreme prej vonesave të stërzgjatura tek nxitimet absurde për takime sot për sot me dy ftesa të një pas njëshme, mendoj se janë njësoj gabim.

Megjithatë, edhe pas dy ftesave që mori dje nga Hashim Thaçi, Albin Kurtin zgjodhi të pijë verë të kuqe së bashku me gazetarët e mediave të ndryshme të Kosovës. I pranishëm ishte dhe kryeparlamentari i sapozgjedhur, Glauk Konjufca. Në festë ra në sy edhe pjesëmarrja e gazetarit Berat Buzhala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME