Categories Lajme

Reja zbulon futbollistin kuqezi më të mirë në Itali, “skanon” edhe gjigantët e Serie A

“Shqipëria ime është një grup lojtarësh që luajnë jashtë, të gjithë. Sidoqoftë, falë një pune rekrutimi, ne po përpiqemi të krijojmë një skuadër të bukur, që të besojmë shumë në të. Më i miri? Ndoshta është sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili luan me turqit e Konyaspor. Ai nuk shënon shumë në klubin e tij, por për ne është mjaft i rëndësishëm. Për pjesën tjetër, ne monitorojmë talentet e rinj, midis 13.000 të regjistruarve në vend”.

Kështu, Edy Reja foli në “Radio Anch’io lo Sport”, në “Rai 1” për kuqezinjtë që drejton. Më tej, kaloi në “skaner” edhe kombëtaren e Italisë dhe Serie A: “Roberto Mancini është duke bërë një punë të përkryer me ekipin kombëtar. Ai ka krijuar dhe bashkuar një ekip të shkëlqyeshëm, duke e rindezur atë. Ne duhet ta komplimentojmë për punën që po bën. Nëse një ditë do të gjendemi përballë Italisë, do të jetë e vështirë ta përballojmë atë. Nëse do të kemi sukses, kjo do të thotë se do të jemi rritur shumë.

Juventusi? Pirlo po punon mirë. Ai ka pasur ulje-ngritjet e tij, por më duket se po gjen rrugën e duhur. Juventusi do tregojë deri në dhjetor sesi do të shkojë sezoni, pasi ndikon edhe kalendari. Milani? Me ardhjen e Ibrahimovic, Pioli krijoi një skuadër të fortë. Kuqezinjtë kanë treguar një sezon të jashtëzakonshëm. Kanë një zemërim në çdo top që kapin dhe duan ta tregojnë në fushë se kanë cilësi. Kanë një skuadër cilësore, për të rritur ambiciet dhe objektivat. Mund të përforcohen edhe në janar. Napoli? Përveç viteve të shkuara, i ka mbajtur të gjithë lojtarët, veç Callejon, që u largua. Edhe dje luajti mirë, ndërsa erdhi kartoni i kuq i Bakayoko që prishi ekuilibrat. Prisja më shumë nga Insigne, Lozano apo Politano. Peshoi mungesa e sulmuesit Osimhen. Ka kohë që skuadra të rikuperohet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME