Categories Kulture

Relievi i Nikes, udhëtim virtual në një nga thesaret e Muzeut Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar ka pasqyruar përmes një video një nga thesaret që mbart ky muze,  relievin me figurën e Nikes, Perëndeshës së Fitores, gjetur rastësisht nga Ugolini, në bregun pranë derdhjes së kanalit të Vivarit, gjatë vitit 1928-1929. Ky reliev sipas studiuesve dyshohet se mund të lidhet me një monument ende të pazbuluar.

Stili, punimi dhe lloji i veçantë i mermerit dëshmojnë për prejardhjen atikase të relievit që datohet në gjysmën e dytë të shekullit V para Krishtit.

Relievi paraqet Niken, perëndeshën e fitores, me qëndrim triumfal dhe me flatra të hapura. Dora e majtë e saj mbështetet mbi tropajon, shenjë e fitores, formuar nga parzmore armike vendosur mbi shkëmb. Dora tjetër mban palat e hitonit, derdhur hijshëm mbi trup në stilin e skulptorit të famshëm athinas të shekullit V para Krishtit, Fidias. Skena vazhdonte në të dy anët e pllakës duke qenë pjesë e frizit të një monumenti, siç tregojnë pjesët anësore për kapjen me ganxha metalike dhe plumb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME