Categories Lajme

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Elbasan–Cërrik, shkon në dy numri i viktimave

Rëndohet bilanci i aksidentit rrugor në Elbasan. 56-vjeçari, Fatos Qosa, i cili po merrte mjekim në spital ka ndërruar jetë. Qosa ishte pasagjer në motoçikletën që drejtohej nga 35-vjeçari Ervis Driza. Mjeti i tyre u përplas nga një makinë tip “Audi” në fshatin Shirgjan. Si pasojë motoçikleta përfundoi jashtë rrugës. Drejtuesi i saj, Ervis Driza gjeti vdekjen e menjëhershme.

“Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi A.Sh., 25 vjeç, banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan.Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë”njoftoi policia. 

Policia shoqëroi në komisariati drejtuesin e mjetit “Audi” për veprime të mëtejshme procedurale. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME