Categories Lajme

Rënie gurësh dhe pemë të rrëzuara, kjo është situata në akset rrugore të vendit

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të disa akseve.

Disa rrugë janë bllokuar gjatë natës për shkak të rënieve të gurëve dhe pemëve të këputura. Megjithatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.

Vështirësi paraqet aksi Bajram Curri-Valbonë, ku për shkak të rënies së gurëve, qarkullimi kryhet me një korsi.

Njoftimi i ARRSH:

Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare

Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë

Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME