Categories Lajme

Reshje intensive shiu në Shkodër, përmbytje në disa zona, ja si paraqitet situata mëngjesin e sotëm

Shkodra është përfshirë nga një stuhi e fortë dhe reshje të dendura shiu që për disa orë kanë përmbytur disa rrugë të qytetit dhe shumë prej fshatrave. Gjatë orëve të natës pedonalja në qendër të qytetit është përmbytur nga rrebeshi i shiut.

Ndërkohë fshatra të njësisë Rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër kanë dhjetëra hektar tokë të përmbytur ndërsa në disa raste ka edhe banesa që kanë pësuar dëme të ndryshme. Po ashtu në rrugën e zonës turistike të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës gjatë natës ka pasur probleme me rrëshqitjet e dheut duke vështirësuar kështu qarkullimin rrugor.

Institucionet, bashkia Shkodër dhe Prefektura e Qarkut Shkodër janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit duke nisur punën për evidentimin e dëmeve të mundshme dhe normalizimin e situatës. Aktualisht reshjet e shiut në Shkodër kanë ndaluar dhe rrugët e qytetit që u bllokuan gjatë natës nuk kanë më prezencë uji, por kjo situatë gjatë natës ka frikësuar pronarët e subjekteve të ndryshme kryesisht në pedonale.

Nata është shoqëruar me stuhi, vetëtima dhe një rrebesh i pazakontë shiu në këto ditë të shtatorit ndërsa tashmë stuhia dhe ai mot i keq i ka lënë vendin rrezeve të diellit në Shkodër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME