Categories Lajme

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, moti sot dhe surprizat që na presin, këto zona janë më të rrezikuara

Vendi ynë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites,  të cilat do të mund të sjellin shira të pakët në zonat malore, ndërsa pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijojnë masat ajrore të pasuar me lagështirë të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Kosovës, duke bër që deri në mesditë të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por sërish orët e mesditës shtojnë vranësirat në vend duke sjellë reshje shiu në Veriperëndim dhe Perëndim të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

MV paraqitet në ndikimin kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave për gjatë gjithë 24-orëshit. Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat të bëhen më të dukshme duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në Veriperëndim të MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore do të vijoj me mot të paqëndrueshme i cilat do të gjenerojnë reshje shiu. PO ashtu vijojnë të jenë prezente vranësirat e shpeshta në pothuajse gjithë rajonin e Ballkanit duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.

Ndërsa në ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jetë Gadishulli Iberik, Qendra e kontinentit dhe Europa Veriore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME