Categories Covid-19, Lajme

Rezervohen 10 miliardë doza vaksina antiCovid-19

Vende të ndryshme të botës kanë blerë ose porositur 10 miliardë doza vaksinash antiCovid19 dhe pothuajse të gjitha do të shkojnë për kombet e pasura ose me të ardhura të mesme. Deklarata dhe përditësimi më i fundit u bë nga ”Duke Global Health Innovation Center”, që cili monitoron kontratat e nënshkruara dhe të bëra publike, sipas të cilave shumica e vaksinave do të shkojnë në SHBA.

Pavarësisht angazhimeve publike për drejtësi, vendet individuale janë të stimuluara për të blerë sa më shumë vaksina të jetë e mundur dhe nga diapazoni më i gjerë i mundshëm i kandidatëve, për të rritur mundësinë e imunizimit të popullatës. Edhe para se të ketë një kandidat vaksine të aprovuar për marketing, kontratat e nënshkruara tashmë mbulojnë 7,1 miliardë doza, ndërsa 2,6 miliardë të tjera aktualisht po negociohen ose rezervohen tashmë si një zgjerim i marrëveshjeve ekzistuese.

SHBA sipas monitorimit ka siguruar 2,6 miliardë doza, BE-ja 2 miliardë dhe India 1,6 miliardë, të cilat në fund të fundit mbulojnë pak më shumë se gjysmën e popullsisë ndërsa për shembull kontratat e hartuara nga SHBA korrespondojnë me 442% të banorëve. Kjo situatë, sipas komenteve në faqen publike të radios amerikane NPR, rrezikon të lërë vendet më të varfra pas, ku individë me rrezik të lartë ndoshta do të vaksinohen pas atyre me rrezik të ulët nga më të pasurit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME