Categories Sport

Richarlison injoron keq Van Dijk: Unë e kam dribluar tashmë, ja tre më të mirët se ai!

Premier League sapo ka rifilluar, ndërsa të dielën në mbrëmje do të ofrojë një derbi emocionues, atë të Merseyside midis Everton dhe Liverpool. Do të jetë një sfidë e madhe mes sulmuesit të “Toffees”, Richarlison, dhe mbrojtësit të “Reds”, Virgil Van Dijk. Ish-lojtari i Fluminense foli për kanalin Youtube “Desimpedidos”, duke minimizuar potencialin e kundërshtarit të tij të radhës: “Njerëzit flasin shumë për të (Van Dijk). Po, ai është një mbrojtës i shkëlqyeshëm, por unë tashmë e kam dribluar”.

Van Dijk përfundoi i dyti në renditjen e “Topit të Artë” për vitin 2019, pas Lionel Messi që mori vetëm shtatë vota më shumë. Megjithatë, sipas Richarlison, ka mbrojtës të tjerë në rolin e tij më të mirë se ish-i i Southampton: “Van Dijk u zgjodh si një nga tre më të mirët në botë më 2019 sepse pati një sezon të shkëlqyeshëm,. Sidoqoftë, për mua ka mbrojtës më të mirë. Cilët? Thiago Silva, Marquinhos dhe Sergio Ramos”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME