Categories Kulture

Rikthehet në Teatër: “Oskari dhe tezja Rozë”, dy mbrëmje në skenë

“Oskari dhe tezja Rozë” shënoi në teatër dy shfaqjet e fundit në skenë për këtë vit. Vepra e jashtëzakonshme nga Eric-Emmanuel Schmitt u rikthye për dy mbrëmje me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. “Një shfaqje, ku emocioni të pushton nga fillimi deri në fund te saj. Me aktoren e mirënjohur Roza Anagnosti dhe Franc H. Bregu, Françeska Hysi, Juxhin Plovishti”, lajmëronte teatri për këtë vepër që u rikthye në skenë. Me regji nga Kiço Londo kjo vepër teatrore nuk u shfaq vetëm në skenën e Tiranë ku dhuroi emocione, por nuk mungoi dhe në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Vepra dramatizim nga Chris Simion-Mercurian, përkthyer nga Kopi Kyçyku erdhi në skenë me skenografi nga Najson Topi dhe kostumografe Klaudia Ndreshaj.

Në qendër të veprës është Oskar, një djali i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve, sepse vuan nga leuçemia. As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t’i thonë të vërtetën mbi sëmundjen e tij. Por ja ku shfaqet teze Roza, në dukje një grua e ashpër, me karakter shpërthyes, por që fillon të bisedojë me të drejtpërdrejt. Për ta argëtuar pak Oskarin, Roza i propozon një lojë : të sillej sikur çdo ditë e jetës së tij vlente sa për 10 vjet. Në këtë mënyrë ajo i ofron mundësinë të jetojë gjithë jetën për disa ditë. Duke e përshpejtuar jetën e Oskarit, autori do të në bëjë të kuptojmë që nuk jemi të përjetshëm dhe duhet të meritojmë dhe gëzojmë çdo moment të jetës. Tezja Rozë i këshillon gjithashtu t’i shkruajë Zotit, për t’u ndier më mirë. Edhe pse nuk beson vërtet në Zot, ai fillon t’i shkruajë letra dhe t’i kërkojë çdo ditë nga një dëshirë të plotësuar. Në letrat për Zotin, Oskarin flet edhe për dhimbjet, për prindërit, për shokët dhe shoqet në spital, për shqetësimet, gëzimet e tij, dashurinë e tij të parë, kohën që kalon. Para premierës aktorja e njohur Roza Anagnosti tregon se kjo vepër ka mesazhe universale. “Unë jam shumë e lumtur si krijuese, që jam pjesë e këtij kasti. Përgjegjësia ime është sesa do ta materializojë këtë figurë artistike. Ka qenë një punë me një grup të rinjsh, emocion i bukur me përgjegjësi të madhe. Shpresoj që të kemi bërë atë që duhet”, u shpreh aktorja Roza Anagnosti, që në skenë erdhi me rolin e tezes.


/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME