Vitet 1980 kujtohen gjithmonë si një nga dekadat më të diskutuara, por gjithashtu edhe më të guximshme në historinë e modës. Që nga veshjet me shpatulla të fryra dhe xhaketat e gjera e deri tek vathët e mëdhenj. Dhe të mos flasim për trendet e bukurisë në ato vite. Edhe pse disa trende s’duhet të rikthehen asnjëherë (flokët me dredha të vogla për shembull), shumë trende mode janë rikthyer edhe në stilin e sotëm. Edhe nëse je i befasuar, i emocionuar apo i tmerruar, moda e viteve ’80 e ka gjetur rrugën për të ardhur në shekullin XXI. Por, për fat të mirë shumica e trendeve që janë rikthyer janë një version më pak ekstra i trendit origjinal që ka qënë në ato vite.
Nëse ke qënë i fiksuar me rikthimin e modës së atyre viteve atëherë kjo është koha jote. S’ka rëndësi nëse ke jetuar në ato vite apo jo, tani është mundësia jote për të shkëlqyer në atë lloj stili. Gjithçka duke filluar nga copa xhins, teminat, madje edhe thekat duket se e kanë gjetur rrugën e tyre drejt botës së modës këtë sezon.
Qofshin yjet e medieve sociale që po fillojnë ta përdorin këtë trend, blogeret e modës që po rikthejnë stilet e tyre të preferuara apo markat e luksit që po u kushtojnë vëmendje artikujve klasikë, ka diçka të re për të gjithë. Nëse ke qënë duke pritur që këta artikuj ikonik të marrin vëmendjen që meritojnë, ky sezon është totalisht për ty. Tani është koha jote që të tregosh këta artikuj të vjetër që bota e modës po adhuron.
Por, disa veshje nga ajo kohë duket se nuk po e gjejnë rrugën në këtë botë të re mode. Si gjithmonë, modernizimi është çelësi dhe disa gjëra thjesht i përkasin të kaluarës ndaj mos prit që të veshësh çorape balerinash herën tjetër që do dalësh në darkë.
Më poshtë mund të shohim disa veshje që kanë rezistuar mes dy shekujve :