Categories Sport

Rikuperohet në kohë rekord Mbappe, habiten mjekët

Pas atij dëmtimi të tmerrshëm, dukej një hipotezë e parealizueshme, por tani në Francë besojnë vërtet: Kilian Mbape mund të jetë gati për sfidën e “Final Eight” të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës më 12 gusht. Sipas “L’Equipe”, që e ka këtë lajm në faqe të parë, sulmuesi i PSG-së po djeg të gjitha etapat e rikuperimit të kaviljes së dëmtuar në finalen e Kupës së Francës kundër St.Etienit.

E përditshmja prestigjioze franceze citon si burim një familjar të Mbape, i cili është shprehur: “Ka 90% mundësi të grumbullohet për atë ndeshje”. Sulmuesi është parë në qendrën stërvitore të PSG-së të ecë pa paterica që të mërkurën, vetëm 4 ditë pas ndërhyrjes-killer të Perrin, që futi në ankth të gjithë tifozët parisienë. Të premten sulmuesi ishte në tribunën e “Stade de France”, ku ndoqi nga afër fitoren me penallti të skuadrës së tij ndaj Lionit në Kupën e Ligës. Ai zbriti në fushë për të festuar me skuadrën pa shfaqur asnjë problem në ecje.

“L’Equipe” bën me dije se rezultatet e analizave klinike dhe radiologjike ishin pesimiste në fillim brenda klubit parisien. U fol për tri javë stop, por situata tani është shumë më ndryshe. Në këtë moment është shumë e rëndësishme edhe dëshira e madhe e vetë lojtarit për të luajtur.

Ai do të bëjë gjithçka që të paktën të jetë në listën e të grumbulluarve më 12 gusht. Sigurisht, Mbape nuk do të jetë në 100% të formës, por nëse trajneri Tuhel e ka në stol, mund të jetë një “armë” e fortë gjatë zhvillimit të ndeshjes. Dhe ky është një problem për Gjimshitin me shokë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME