Categories Politike

“Rilindja s’duhet të marrë peng drejtësinë”/ Paloka i përgjigjet Ballës: Të japë llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur deklaratave të Ballës, i cili u shpreh se pushimi i çështjes së Lulzim Bashës, ishte gabim dhe se prokuroria duhet të hetojë. Përmes një reagimi në Facebook, Paloka shkruan se Taulant Balla duhet të dalë para drejtësisë dhe të jap llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant. Sipas Palokës, Rilindja nuk duhet të marrë peng drejtësinë, pavarësisht shantazheve dhe presioneve te gjithanshme për ta përdorur atë politikisht.

REAGIMI I PLOTË I EDI PALOKËS

Shpifja e rradhes , me te cilen Rama , ndersente me te shpifurin e shpifesve, ndaj Bashes dhe PD , shkoi ne kosh bashke me te tjerat.Per fat te mire “rilindja” nuk mund te marre peng te gjithe drejtesine , pavarsisht shantazheve dhe presioneve te gjithaneshme per ta perdorur ate politikisht , sic ka bere ne jo pak raste te tjera.Sidoqofte drejtesia do te vendoset vetem atehere kur raca e taulanteve te “rilindjes” te jape llogari jo thjesht per shpifje , po per krimet e kryera.

Tao Yaris duhet te dale para nje drejtesie te pakapur e te jape llogari per tenderat qe merr nga qeveria miku i tij trafikant . Trafikanti per te cilin qeveria e Ramballeve eshte e gateshme te zhvendose dhe Lanen e te shkatrroje shtepite dhe jeten e qindra familjeve !Taulant yaris duhet te dale te tregoj lidhjet me krimin, shitblerjen e votave, korrupsionin galopant me tendera dhe koncesione qe po varferojne cdo dite shqiptaret.PD e provoi dhe ne kete rast , qe me asnje fabrikim per shantazh nuk do te na e mbyllin dot gojen.Ne do te luftojme deri ne fund dhe shume shpejte drejtesia do te vendoset per te gjithe.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çëshjtes ndaj Lulzim Bashës, Taulant Balla është shprehur se ky vendim është një gabim. Numri dy i PS shton se Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi dy vite dhe gjykata e mbylli për dy orë.

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Lulzim Bashës dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëznuan gjyetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë duke u përfaqësuar nga avokatët e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME