Categories Lajme

Rimini/ Familjes shqiptare i sekuestrohen një klub nate dhe 7 garazhe

Një klub nate në provincën e Forlì Cesena dhe 7 garazhe të vendosura midis zonës së Rimini dhe provincave të Ravenna dhe Pesaro Urbino janë sekuestruar nga policia italiane. Kjo pasuri joproporcionale në krahasim me të ardhurat e deklaruara nga një familje shqiptare u sekuestrua nga Guardia di Finanza, e cila ndoqi një hetim të nisur vitin e kaluar.

Tre persona, babai, nëna dhe djali i tyre me origjinë shqiptare, drejtues të një hoteli në Cattolica deri në verën e vitit 2021, vodhën të dhënat e kartës së kreditit të klientëve të tyre dhe më pas bënin blerjet online me ta. 150 transaksione janë kryer nga të tre me paratë e fatkeqëve për 145 mijë euro.

Të dyshuarve iu desh të kopjonin vetëm 16 shifrat që shfaqen në kartë dhe tre në anën e pasme. Nëse klienti fatkeq nuk e kishte lidhur me celularin e tij një sistem autorizimi për funksionimin online ose njoftimin e kryerjes së transaksionit, loja kishte përfunduar. Kanë qenë pikërisht disa nga viktimat që kanë raportuar, 56 gjithsej, të cilët pas pushimeve të tyre në Rivierë në vitin 2021 kuptuan se diçka në pasqyrat e tyre bankare nuk përputhej.

Prandaj hetimi nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Rimini-t, në dhjetor 2022 çoi në sekuestrimin e parë të shumave të vjedhura. Specialistët vazhduan të gërmojnë në pasuritë e familjes, duke arritur të demonstrojnë një disproporcion mes të ardhurave të deklaruara mes viteve 2017 dhe 2021 dhe pasurive të grumbulluara, mbi një milion euro, gjë që shkaktoi edhe sekuestrimin parandalues të pronave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME