Rina ka befasuar fansat me veprimin e fundit. Rina Balaj ka vendosur papritmas të ‘zhduket’ nga rrjetet sociale, duke i mbyllur ato, shkruan lajmi.net. Ajo mbylli llogarinë e saj në Instagram, gjë të cilën e konfirmoi edhe motra e saj përmes një postimi.
“Rina nuk do te jete aktive per nje kohe te caktuar per arsye personale, faleminderit per mirekuptim!!”, ka shkruar ajo. Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj është “Ideal”, mbetet të shihet se kur do të rikthehet ajo me këngë të re.

