Categories Lajme

Rinas/ Grupi shihte filma për t’u frymëzuar, 3 muaj prova e skenarë

Kush ishte në pistën e grabitjes së Rinasit, kush drejtonte furgonin dhe ka qenë apo jo në pistë kosovari i njohur me kodin “daja”, Ragip Hajdini Prokuroria e krimeve të rënda ka nisur identifikimin e roleve me anë të ADN-së. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se nga provat e gjetura në furgonin e pa djegur si bidona me benzinë, armë automatik, telefon celular, pishtar për vënie flake, rroba të autorëve të dyshuar, karton dhe gjurmë gishtërinjsh, tashmë do t’i nënshtrohen analizës së ADN-së.

Me këtë pjesë të hetimit prokurorët Besnik Muçi, Arenc Çela dhe Klodian Braho kërkojnë të identifikojnë rolet e personave të ndaluar si të dyshuar në grabitjen e 9 prill 2019, aty ku 4.6 milion euro morën në më pak se 90 sekonda në pistën e aeroportit të Rinasit.

Grabitja e Rinasit ndodhur më 9 prill dyshohet se është programuar për plot 3 muaj me radhë nga marrja e furgonit në Kosovë, modifikimi i tij në Elbasan deri tek shikimi i filmave me grabitje nga pjestarët e grupit pak ditë para se të ndërhynin në pistë.

Për këtë grabitje janë arrestuar Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasit, Renaldo Sulajt, Oltjan Veselit, ndërsa Klement, Saimri Cala dhe Talo Çela janë shpallur në kërkim. Një tjetër i arrestuar si bashkëpunëtor i grupit të grabitjes është Hasan Kanaçi shefi i veprimeve cargo në pistën e Rinasit që kujdesen për ngarkim shkakrimin e mallrave në avion.

Grupi u zbulua pas deklarimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë Alkond Bengasi ndërsa sipas hetuesve disa nga të arrestuarit kanë paraqitur alibi me pamje filmike nga qëndra tregtare apo bar kafe duke mohuar praninë e tyre në pistë. Ndërsa në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit të policisë nga shkëmbimi i zjarrit me uniformat blu mbeti i vrarë Admir Murataj i cili për dy grabitjet e mëparshme rezultonte në kërkim nga policia.

Për humbjen e jetës së Murataj familja e tij ka bërë kallëzim penal ndaj forcave të FNSH-së ndërsa hetimet po i kryen prokuroria e krimeve. Deri më tani policia dhe Prokuroria kanë mundur të sekuestrojnë mbi 2 milion euro asete të familjarëve dhe të afërmëve të përfshirë në këtë grup kriminal të grabitjeve të blindave dhe parave në rinas, ndëërsa nga eurot e marra në pistë asnjë cent nuk është rikuperuar.

Gjykata e krimeve të rënda dhe ajo e apelit për krimet e rënda ka refuzuar kërkesat për lirimin e të dyshuarve ndërsa pritet që ata t’i drejtohen Gjykatës së Lartë me rekurs për zëvëndësim masë sigurie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME