Categories Lajme

Rinis puna për shembjen e banesave në zonën e Astirit

Që prej orëve të para të mëngjesit, policia dhe IKMT ka rinisur sërish puna për shembjen e banesave në zonën e Astirit.

Shembjet janë pjesë e aksionit për punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe.

Gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj raporton se nuk ka një numër të saktë të objekteve që do të shemben, por puna do të vazhdojë me ritme të shpejta.

Policia ka penguar edhe grupin e xhirimit të Ora News, me pretendimin se po pengon qarkullimin e makinave.

Në zonë ka forca të shumta policie, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë, duke penguar edhe banorët të qarkullojnë lirshëm, ndërsa qarkullimi i mjeteve është penguar nga të dyja anët.

“Ne kemi ardhur nga puna dhe duam të shkojmë në shtëpi, por policia nuk na lejon”, u shpreh një banor për Ora News.

Ndërkohë nga ana e banorëve nuk ka rezistencë për shembjen e objekteve në këtë zonë.

“Po bëhet rrugë thjesht për të vjedhur 20 milion euro. Kemi protestuar çdo ditë por jemi të ndarë pasi ndaj nesh është hedhur gaz lotsjellës“, u shpreh një qytetar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME