Categories Lajme

Vangjel Dule thyen heshtjen, flet për vrasjen që “trazoi” politikën shqiptare dhe greke

Kryetari i PBDNj-së Vangjel Dule ka folur për vrasjen e Kostandin Kacifas. Dule u shpreh se janë dhënë deklarata të ndryshme sa i përket vrasjes, ndërsa theksoi se ende nuk është thënë e vërteta edhe pse tashmë është e konfirmuar se ai kreu vetëvrasje, nga Mjekësia Ligjore.

“Së pari kemi deklarata të vetë RENEA-s pas ngjarjes, që thonë se ishin ata autorët, për shkak të rrethanave. Kemi kryeministrin që thotë po këtë gjë, por kemi edhe njoftimin për shtyp që u përgënjeshtrua nga Prokuroria.

Janë kaluar të gjitha afatet dhe duhet që të dalë versioni përfundimtar. Sa herë shprehem për këtë rast gjendem në fokusin e sulmeve.

Kemi një përgjegjësi, nuk duhet të shkojmë pas mentalitetit të disa individëve apo grupimeve. Dalja e së vërtetës nuk është kërkesë e Vagjel Dules. Kur e thekson Vangjel Dule fillon breshëria e sulmeve, kur e kërkon Parlamenti Europian, hesht. Pse nuk i kujtojmë opinionit tonë, se është kërkesë e një rezolute të caktuar të Parlamentit Europian që kërkon transparence. Përse për çdo rast në këtë Republikë kemi përgjigje zyrtare, ndërsa për dhimbjen e asaj nëne, një vit e gjysëm pas ngjarjes nuk ka përgjigje”, tha Dule në abc news.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME