Categories Sport

Tirana fiton në Vlorë, ndalet Kukësi, Teuta shokon Partizanin

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 25-t, me katër ndeshjet e fundit. Tirana nuk ka ndërmend që të ndalet, duke marrë një tjetër fitore në Vlorë, 2-0 ndaj Flamurtarit. Goli i parë do të shënohej nga vetë skuadra vendase, teksa pas një krosimi të Ngoo, Vrapi e devijoi topin në portën e tij. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Cobbinah realizoi edhe golin e dytë. Tirana ruan vendin e parë me 50 pikë, 6 më shumë se Kukësi.

Partizani vijon ecurinë negative duke pësuar një humbje 0-1 në shtëpi ndaj Teutës. Sfida do të vendosej në minutën e 67-të, teksa pas një aksioni të Gomez, Kallaku e ka të thjeshtë për të shënuar. Në këtë rast lojtari i Teutës pësoi një dëmtim të rëndë pas një përplasje të ashpër me Hoxhën.

Kukësi nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Vllaznisë. Shkurtaj dhe Abazaj patën shumë shanse shënimi, por nuk do të arrinin që të realizonin përballë kuqebluve. Skënderbeu është i papërmbajtshëm, duke marrë 3 pikët e radhës ndaj Luftëtarit, pasi triumfoi 2-0. Mensaj dhe Jashanica ishin autorët e golave për ekipin korçar që e sheh veten tashmë larg zonës së ftohtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME