Categories Sport

Rinovimi i Donnarummës, Maldini ka gati një plan gjenial

Nuk ka asnjë diskutim që Gianluigi Donnarumma është një fenomen i futbollit italian dhe portieri i talentuar i Milanit, ka tërhequr interes nga thuajse të gjitha ekipet e mëdha europiane. Italiani ka bërë paraqitje të shkëlqyer me fanellën e kuqezinjve vitet e fundit dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Djallit”. Si pasojë, drejtuesit e klubit po tentojnë prej disa kohësh që t’i rinovojnë kontratën aktuale. Kontrata e tij me Milanin skadon në verën e vitit 2021 dhe me interesimin e shumtë nga skuadra të mëdha, drejtuesit kuqezi nuk duan që të rrezikojnë aspak dhe duan që sa më shpejt të vendosin të zezën mbi të bardhë për rinovimin.

Boban dhe Maldini e kanë gati një plan për të bindur Donnarummën, i cili e ka thënë publikisht se i dashuron ngjyrat kuqezi. Dy drejtuesit e Milanit do të ulin shifrën e rrogës mesatare te Milani, me rinovimin e skuadrës dhe me largimin e disa “faraonëve”. Donnarumma do të bëhet një ndër më të paguarit te Milani dhe zgjidhja e kësaj çështje financiare pritet ta bindë gardianin e talentuar të rinovojë../abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME