Categories Sport

Rinovimi i Messit me Barçën: Zbulohet shifra faraonike, shtangen tifozët

25 nëntori i vitit 2017 ishte data kur Leo Messi kreu rinovimin e fundit me Barcelonën, kontratë që e mban të lidhur me klubin katalanas deri në fund të këtij sezoni. El Mundo Deportivo ka zbuluar shifrat faraonike të kontratës së “pleshtit”. Mbi 555 milion euro është shuma e përfituar nga ylli argjentinas në kontratën e nënshkruar me Josep Maria Bartomeun, ish-presidentin e Barcelonës, i cili më pas u kthye në armikun e kapitenit. Saktësisht 555.237.619 euro, një shumë e “f rikshme”.

Akordi parashikon një rrogë sezonale prej 139 milion eurosh për 33-vjeçarin. 115 milion euro i ka përfituar në momentin e nënshkrimit të kontratës, teksa rreth 78 milion të tjera si “bonus besnikërie”. Messi ka përfituar deri tani 92% të shumës totale prej mbi 555 milion eurosh. Shifra të jashtëzakonshme, që kanë pasur ndikimin e tyre në krizën ekonomike të klubit, teksa edhe vetë tifozët janë shtangur nga zbulimi i të përditshmes iberike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME