Categories Sport

Rinovimi me kombëtaren? Reja vendos në dyshim gjithçka

Shqipëria e mbylli me humbje raundin kualifikues të Euro 2020. Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 nga Franca, me kuqezinjtë që nuk treguar thuajse aspak nga cilësitë e tij.

Diçka të cilën e konfirmoi edhe trajneri, Edi Reja, i cili për “Rtsh” deklaroi se ekipi nuk tregoi cilësi në finalizim, ndërsa la gjithçka të hapur për rinovimin me kombëtaren.

Humbje që vjen nga Franca…

“Ata na treguan cilësitë e tyre, fizike dhe teknike. Ne krijuam disa raste për gol, por ishte e vështirë, dhe Shqipëria mungon në këto ndeshje. Nuk arrin të konkretizojmë rastet që krijojmë. Franca me sprinte dhe me cilësi, dalin para porte dhe shënojnë. Ndërroi 5 lojtarë trajneri, dhe të 5 të tjerët që u futën ishin po aq të mirë. Kjo e bën një ekip të një niveli të lartë. Shqipëria i ka këto përgjumje, por rikuperuam në pjesën e dytë”.

Një notë për këtë fushatë eliminatoresh?

“Para se të përballosh një kampionat të tillë, duhet një vit të njihesh me ekipin, dhe unë nuk pata mundësi ta bëj. U mundova të sjell disa elementë të rinj. Provuam dhe me Kamberin. Është me rëndësi të fusësh lojtarë të rinj. Është jetike për një ekip si Shqipëria. Grupi i De Biazit ka arritur një farë moshe, dhe duhen zëvendësuar. Jam i kënaqur, sepse ekipi ka pësuar rritje. Jam i kënaqur në përgjithësi si ka ecur kjo fushatë. Do mundohemi të bëjmë më mirë dhe të fusim lojtarë të tjerë”.

Cila ishte arsyeja që Ismajli nuk e nisi titullar? Si dhe Roshi?

“Mund të pajtohem me këtë mendim, por nuk mund ta pranoj. Ky sistem na ka lejuar të bëjmë ndeshje të mira. Ndaj Islandës, me Turqinë, ku duhej të fitonim ne me më shumë raste. Disa lojtarë duhet të përshtaten. Kemi krijuar një ekuilibër në mbrojtje. Nuk është modul mbrojtës, por na lë të shprehim cilësitë tona. Kemi bërë paraqitje të mira”.

Rinovimi? Në këtë moment, nuk kam menduar për rinovimin. Do ulemi me presidentin të shikojmë edhe strategjinë për të ardhmen. Kur të vendosim, ju njoftojmë,” tha Reja. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME