Erion Veliaj e falënderon publikisht Rita Orën për rindërtimin e shtëpisë së familjes Sala. Tërmeti i 26 nëntorit në shtëpi ua mori jetën shumë banorëve, e shumë shtëpi janë shkatërruar, shkruan lajmi.net. Shqiptarët u solidarizuan për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në Shqipëri, e në mesin e tyre ishte edhe Rita Ora.
Këngëtarja mori përsipër rindërtimin e shtëpisë për familjen Sala, të cilët sot morën çelësat e shtëpisë së re nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Veliaj ka falënderuar publikisht Ritën për premtimin e mbajtur.
“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!
Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë @RitaOra, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Faleminderit nga Rita!”, ka shkruar ai. E në të tjera fotografi bashkë me anëtarët e familjes Sala, Veliaj ka shkruar “Faleminderit nga zemra Rita Ora. Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora”.





