Categories Sport

Robert Lewandowski, një “makineri” e pandalshme golash këtë sezon

Sezoni 2019/20 sapo ka nisur, ndërkohë që edhe Champions League ka luajtur vetëm disa ndeshje në fazën e grupeve. Robert Lewandowski mund të cilësohet si futbollisti më në formë në Europë për momentin duke lënë pas yjet e tjerë të futbollit. Sulmuesi polak shënoi dy gola në transfertën ndaj Olympiacos të martën në mbrëmje, duke e ndihmuar ekipin në suksesin 3-2.

Numrat e Lewandowski janë të jashtëzakonshëm, duket qenë vendimtar thuajse në çdo ndeshje. Me Bayernin ai ka shënuar 18 gola në 13 ndeshje, ndërkohë që nëse përfshijmë edhe 4 ndeshjet e kombëtareve, buletini i tij arrin në 21 gola në 17 ndeshje.

Lewandowski nuk ka shënuar vetëm në 4 nga 17 ndeshjet në total, teksa ka shënuar dy tripleta dhe 4 dopieta. Me golat e shënuar në Greqi, polaku ka arritur në kuotën e 58 golave sezonal në Champions League, teksa vetëm Benzema (60), Raul (71), Messi (112) dhe Cristiano Ronaldo (127), kanë shënuar më shumë. Në moshën 31 vjeç Robert Lewandowski nuk di të ndalet duke shënuar gola dhe duke ndihmuar shumë Bayernin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME