Categories Sport

Roma tërbon Lazion për Muriqin, në lojë fusin edhe Milanin

Vedat Muriqi kthehet në telenovelë. Prej ditësh është raportuar për një akord që e bën atë pjesë te Lazio, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Tashmë nga Italia vijnë lajme edhe më interesante dhe Igli Tare këtë periudhë është bërë me hije, pasi David Silva i “tradhtoi” dhe firmosi me Real Sociedad.

“SiamolaRoma.it” raporton se për Muriqin tani në garë është futur edhe Roma, ndërkohë që përmend se edhe Milani e pëlqen sulmuesin nga Prizreni. Sajti në fjalë, sigurisht me burime pranë rivalëve të Lazio, raporton edhe të tjera detaje.

Brenda ditëve të ardhshme pritet të ketë një takim për Muriqin, ndërkohë që kontaktet e para janë bërë me përfaqësuesit e sulmuesit. Te Roma kanë marrë “OK” që lojtari është i gatshëm të transferohet dhe tani duhet të bëhet oferta e duhur për Fenerbahce.

Flitet për 18 milion euro që mund të shkojnë në arkat e gjigantit turk, ndërkohë që për Muriqin është gati një kontratë 5-vjeçare. Sulmuesi, autori i 15 golave sezonin e fundit, mezi pret të marrë vesh të ardhmen e tij, për t’u qetësuar dhe për të menduar për të dhënë maksimumin në fushën e blertë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME