Rozana Radi, aktorja, këngëtarja, tekst shkruesja dhe moderatorja e njohur, pak kohë më parë mori vendimin për të mos ndjekur asnjë person në llogarinë e saj në Instagram. 337 mijë shqiptarë e jo vetëm ndiqnin Rozin, por tani diçka ndryshoi. Radi ka vendosur që të ndjek një person në Instagram, dhe ajo është motra e saj, Andeta Radi.
Së fundi ato janë parë shpesh në shoqërinë e njëra tjetrës dhe në rrjetet sociale, pasi kanë zgjedhur që një pjesë të pushimeve verore ti kalojnë bashkë. Pas humbjes së të dy prindërve, Rozi dhe Andeta kanë qenë një mbështetje e madhe për njëra tjetrën, duke bërë që të ecin para pavarësisht të gjitha vështirësive që jeta u ka rezervuar.

