Categories Politike

Idrizi takon Metën në presidencë, ja për çfarë diskutuan

Shpëtim Idrizi Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet ishte në ambientet e Presidencës për të diskutuar datën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në takimin me Metën, Idrizi bëri me dije se i propozoi ditën më të afërt që lejon Kushtetuta, që indirekt i bie të jetë data 18 prill. Në prononcimin e tij për media kreu i PDIU, u shpreh gjithashtu se me presidentin diskutoi për çështjen e detit me Greqinë, ku i bëri me dije se Shqipëria nuk ka çfarë të diskutojë për kufijtë e saj me këtë shtet. Sipas Idrizit, Koventa e MonteGo Bay e vitit 1982 tregon mjaft qartë që zbatimit i parimit 12 milje kryhet vetën në ato raste ku e lejon largesia më e madhe se 24 milje. Shqipëria duhet të diskutojë Zonën Ekonomike Ekskluzive dhe jo ujërat territorial të cilët janë delimituar tashmë.

“Qeveria shqiptare nuk duhet të pranojë më devizën e Greqisë. Shqipëria nuk ka çfarë të diskutojë më për kufijtë me Greqinë. Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar nga padrejtësitë e Konferencës së Paqes së Parisit. Ne nuk kemi ça diskutojmë me Greqinë për ujërat territorial, por vetëm për zonën Ekonomike Ekskluzive. I bëra  me dije zotit Ilir Meta që në mënyrë të përsitur qeveritë shqiptare kanë fshehur axhendën e takimeve si dhe kanë punuar në interes të Greqisë”. –u shpreh Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME