Categories Lajme

Rozana Radi ngre dyshimet se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”

Pjesë e “Big Brother VIP” nuk do të jenë vetëm 14 personazhet që hynë brenda shtëpisë së famshme më 5 tetor. Së shpejti artistë të tjerë do të bëhen banorë të këtij spektakli.

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Rozana Radi, ka ngritur dyshimet se ajo është një ndër konkurrentet e reja që do t’i bashkohet këtij reality shoë. Aktorja tregoi me anë të disa postimeve në Instastory se ka marrë ftesë nga “Big Brother VIP”, por pa zbuluar nëse e ka refuzuar apo pranuar atë. Si fillim, ajo ripublikoi dy Instastory të faqes së “BBV” në Instagram, në të cilat publiku aludonte se do të ishte ajo një nga banoret e reja që do t’i bashkohet të tjerëve gjatë këtij rrugëtimi.

Në njërën prej tyre, ajo shkroi: “Rozi futu, thuaj ‘po’ Rozi”. Ndërsa në një tjetër status, këngëtarja tha: “Po, më është bërë ftesë nga produksioni që të jem pjesë e ‘Big Brother VIP’. Dua të them që më pëlqen shumë formati dhe përgëzoj autorët”.

Deri më tani, konkurrentët në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh janë: Ilir Shaqiri, Semi Jaupaj, Sheila Haxhiraj, Fifi, Granit Cana, Donald Veshaj, Paloma, Elhaid Cufi, Beniada Nishani, Sabiani, Kledi Hysa, Arjola Demiri, Ardit Çuni dhe Monika Lubonja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME