Categories Lajme

Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash/ Zonat që rrezikohen të përmbyten, lumenjtë që mund të dalin nga shtrati

Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intesive shiu në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në njoftim theksoi se nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm; Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Parashikimi i IGJEUM: (E diel, dt.22), priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje intensive dhe mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (e shtunë, dt.21) dhe (e diel, dt.22) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufirit shtetëror në basenin e lumit Vjosa.

Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjtë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve në këto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta kryesisht përgjatë fundjavës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT

(E diel, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 18 °C

në vendet e ulëta: 12 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 11 °C

ERA Sot pasdite (e shtunë, dt.21) dhe nesër (e diel, dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME