Categories Sport

Berisha bën përsëri mrekulli, SPAL i ikën vendit të fundit me fitore në Torino

SPAL fiton 2-1 ndaj Torinos. Nëse SPAL do të arrijë të mbijetojë në Serinë A, një meritë të madhe për këtë do ta ketë padyshim edhe Etrit Berisha. Portieri i përfaqësueses shqiptare po dhuron pritje pas pritje në çdo ndeshje për të ndihmuar klubin e vogël të qytetit të Ferrarës që të marrë pikë dhe sot, pas tre humbjesh radhazi ka ardhur edhe fitorja që e largon për momentin nga vendi i fundit në klasifikim. Ndaj Torinos, në transfertë, gjithçka nisi keq për skuadrën e Berishës pasi vendasit shënuan që në minutën e 4-t me anë të Rinkon. Më pas, portierit shqiptar iu desh të bënte disa pritje mbresëlënëse radhazi ndaj Berenguer, Beloti e N’kulu, të cilët nuk arritën ta kalonin më, duke dhënë sinjale shprese për ekipin e tij që gjeti barazimin me Strefeza para fundit të pjesës së parë.

Në të dytën, Torino nuk u shfaq edhe aq i rrezikshëm, ndërsa SPAL përfitoi nga dalja me të kuq e Bremer të vendasve. Kur mbeteshin më pak se 10 minuta nga fundi, me anë të Petanja gjeti golin e fitores 2-1 që e ngjit në vendin e parafundit në klasifikim dhe në këtë fundviti i jep një shpresë më shumë për mbijetesën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME