Categories Lajme

Rrëfehet Dyrmishi që përdhunoi greken dhe u arratis në Vlorë: Droga e alkooli më shkatërruan jetën. Kur ndodhi sulmi isha…!

Pak pas arrestimit, rrëfehet 45-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 38-vjeçare greke dhe tentoi të abuzonte me një tjetër. Bëhet fjalë për Spartak Dyrmishin, të ashtuquajturin “përdhunuesi i Faliros”.

Sipas mediave greke, ka dyshime se babai i dy vajzave ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron të Vjetër.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai oficerëve të policisë së Athinës që po trajtojnë rastin.

45-vjeçari ka shkuar sot në gjykatë i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë. Ndërkohë, ndaj tij rëndon dhe akuza për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka rrahur dhe nënën e tij.

Pak pas orës 02:30 të mëngjesit, kur policia shqiptare e dorëzoi në zonën e Kakavijës ai udhëtoi me eskortë policie gjatë gjithë natës për t’u kontrolluar nga autoritetet greke.

Më herët ai ishte pikasur në një banesë në zonën e Vlorës, ku autoritetet shqiptare po kryenin një operacion për arrestimin e tij.

Të shumta ishin reagimet për këtë ngjarje, ndërkohë që ministri grek i Rendit në një bisedë telefonike me homologun e tij Bledi Çuçi kërkoi arrestimin e tij

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME