Categories Lajme

Rrëfehet i riu që bëri thirrje kundër qeverisë: Mami im ka qarë dy orë kur më shoqëruan

Arnold Gordani është i riu që është marrë si i pandehur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë pas një video të publikuar në mediat sociale, ku bënte thirrje që të çohen qytetarët të djegin institucionet e shtetit. I riu gjatë një interviste për Fax News ka rrëfyer se nuk ndihet aspak fajtor për këto thirrje duke shtuar se ai është një qytetar i lirë i këtij vendi dhe se videon e ka realizuar në dhomën e tij të gjumit dhe e ka publikuar në rrjetet sociale, Sipas tij nëse do të kishte kryer vepër penale ai duhet ka kishte djegur institucionin, ndërkohë që tha se ai nuk është në kohën e diktaturës ku duhet të dënohet pasi shau partinë. Më tej si shtoi se prokurori i ka kërkuar që të pranojë që ai është fajtor dhe të dënohet me 60 orë shërbim provë, por ky i fundit nuk ka pranuar që të pranoj se është fajtor.

“Atëher në lidhej me mua si Arnold këto nuk kanë lidhje fare me vepër penale sepse unë jam thjeshtë një qytetar i lirë, nuk jam as kryetar partie nuk kam asnjë organizim jam çuar nga gjumi, tek dhoma ime, kam bërë një video e kam hedhur në fb tim dhe nuk e kuptoj ku është vepra penale.

Në momentin që unë dal dhe e bëj fakt të kryer duke djegur institucionin apo thyer ligjin atëherë po duhet të quhet vepër penale. Por unë thjesht bëj një video nxjerr inatin tim, atëherë i bie që gjithë populli të futet brenda pasi të gjithë bëjnë video sidomos në këtë kohë. Ne a jemi në demokraci, por presim hapjen e negociatave apo jemi në kohën e diktaturës, ku nuk duhet të shajmë partinë në dhomën e gjumit.

Ne jemi akoma në diktaturë dhe nuk e kuptoj fare si mund të rrinë shqiptarët aq të qetë, sikur është një kohë normale. Unë akuzohem se kam bërë thirrje për dhunë, po kush jam unë Lulzim Basha apo Ilir Meta. Unë akuzohem se kam bërë vepër penale thjesht kam shprehur mendimin tim, nëse nuk të pëlqen jep dorëheqjen vlla, kjo është më keq se konsumit. Unë mund të them se çfarë të dua, jam në dhomën tim në shtëpinë time.

Më vjen turp mua jo atyre që duan të më dënojnë për këtë gjë. Më kanë bërë thirrje, kam shkuar me avokat dhe më thanë për marrëveshje. Unë do të pranoj se jam fajtor që të punoj 60 orë shërbim në komunitet. Vëlla çfarë kam bërë është video. Prokurori Artan Lulaj, nëse ju doni të pranoni marrëveshjen, historia mbyllet këtu. Nuk kam pasur asnjë problem asnjëherë me policie dhe unë nuk do të pranoj kurrë që jam fajtor dhe do ta çoj deri në fund.

Po më dënojnë me zor unë nuk pranoj marrëveshje vëlla. Atë ditë që më kanë çuar në komisariat mami im ka qarë dy orë. Kjo është liria e fjalës, do të mbajnë përgjegjësi ligjore për dëmin që i keni shkaktuar familjes time. Rasti i jot është rasti i parë unik. I pari dhe do të jesh i fundit që kërkon të futësh në burg një të ri që shan partinë nga dhoma e gjumit.”- tha i riu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME