Categories Lajme

Rrëfehet mësuesi që “ngriti në këmbë” Beratin

Ëngjëll Bregu, mësuesi që rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003 dhe i rikthye në detyrë në një nga shkollat 9 vjeçare të qytetit të Beratit, ka reaguar në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”. Ishin prindërit e fëmijëve që të shqetësuar denoncuan rastin e rikthimit të tij si mësues Fizike në shkollën “22 Nëntori”. Bregu tregon se ai ka ushtruar profesionin e tij prej 4 ditësh në këtë shkollë, ndërsa tregon se ka dorëzuar të gjitha dokumentat në këtë shkollë dhe më pas e thirrën për të filluar punë.

“Isha prej 4 ditësh në atë shkollë, 19 nëntor deri 23 nëntor. Kam hyrë në portal në vitin 2017 dhe kam qëndruar në pritmshëmëri sepse s’kishte vende pune, më është hapur vendi në 1 shkurt dhe kam qenë në një shkollë në Levan gjatë kësaj kohe. Në shkollën “22 nëntori” kam dorëzuar dosjen me të gjitha dokumentat dhe më thirrën në punë. Të gjitha janë në dosje që kam dorëzuar në drejtori arsimore. 4 ditë u ndjeva ngushtë se nuk ishin lëndë të profilit tim, ishin vetëm 4 orë fizikë dhe të tjerat ishin teknologji”, tha ai. Përsa i përket shkarkimit nga ministrja Kushi pas ngjarjes së rëndë, Bregu thotë se këtë lajm e dëgjoi në lajme dhe nuk ka një shkresë zyrtare nga drejtoria rajonale. Pas ngjarjes, në lëvizje vu edhe DAR Berat duke bërë me dije se e mësuan nga mediat dhe shkarkuan nga detyra mësuesin e shkollës ‘22 tetori’. Ndërsa Bregu thotë se e kanë pritur mirë përveç drejtoreshës së këtij institucioni, e cila ka dyshuar në shkresat e punës që Bregu ka dorëzuar dhe firma që ka marrë nga DAR Berat.

“Më morën në telefon që ka ardhur një gazetare në shkollën tuaj. Dëgjova në lajme atë të ministrisë unë nuk kam shkresë zyrtare nga drejtoria rajonale, më thanë që ministria e ka dhënë urdhër DAR të ngrejë një grup pune për punësimin e mësuesve. Në shkollë pritja ka qenë e mirë përveç drejtoreshës që më ka bërë përshtypje që kur i dorëzova shkresën e punës dhe më tha se nuk ishte firma e drejtoreshës së DAR Berat. Më thirrën më dhanë shkresën e punës dhe erdha këtu. Drejtoresha më ka paragjykuar sepse dinte diçka”, tha Bregu. Vetë nxënësit e shkollës ’22 nëntori’ tregojnë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, ndërsa Bregu thotë se një fëmijë nuk di si të veprojë dhe se ai ka kryer vetëm një orë mësim me të gjithë këta nxënës. “E ka pyetur gazetarja si ju shikoni mësuesi, një fëmijë nuk di si të veprojë, si është shikimi kur un kam bërë vetëm 1 orë mësim me të gjithë nxënësit”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME