Categories Lajme

Rrëfehet para hetuesve shqiptari që nxori trupin e 26 vjeçares greke nga deti: Nga lart dukej si …

Një prej personave që kanë nxjerrë në breg trupin e Garyfallias, 26-vjeçares greke që u v ra nga i dashuri dhe më pas u hodh në det nga një lartësi e madhe, është një shqiptar që jeton në Folegandro.

Dashamir Pura ka treguar për mediat greke momentin kur kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të së resë.

“Unë pyeta se çfarë ka ndodhur dhe ata më thanë se një makinë ka rënë nga shpati dhe një kufomë ndodhet në det.  Nga lart dukej sikur ishte gjallë për shkak se dallgët e lëviznin trupin e saj. Ne menjëherë zbritëm për ta ndihmuar.

Unë u futa në det bashkë me dy persona të tjerë pasi nuk mund ta tërhiqja i vetëm. Të dy po e mbanin nga koka ndërsa unë po e shtyja derisa të dilnim në breg. Sapo erdhi mjeku u përpoq ta sillte në jetë por më kot. Unë prita atje derisa erdhi një varkë për ta marrë atë”, është shprehur shqiptari.

Ndërsa një tjetër dëshmitar amerikan ka treguar si e pikasi trupin teksa ndodhej me vajzën e tij.  Christian Koziol i cili ndodhej në Folegandros për pushime, më 16 korrik pa me gruan dhe vajzën e tij trupin e pajetë 26-vjeçares pak pasi ishte vrarë nga Dimitris Vergos. (Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME