Categories Lajme

Rrëfehet shqiptari që iu shkatërrua shtëpia nga tornado në SHBA

Disa ditë më parë SHBA u godit nga tornado të njëpasnjëshme, të cilat shkaktuan më shumë se 70 viktima si dhe shkatërruan shumë shtëpi. Mes atyre që ngelën në “qiell të hapur” pas dëmtimit të shtëpive është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Gentian Eminin. Sipas tij, atij iu deshën 6 vite për të ndërtuar shtëpinë e cila u shkatërruar brenda pak sekondash.

“Për pak sekonda, njerëzit vdiqën, njerëzit humbën më të dashurit e tyre, humbën makinat, shtëpitë. Thjesht është bërë një fatkeqësi e madhe.”-tha Emini. Ai ka thënë se shtëpia dykatëshe që kishte ndërtuar për vete dhe familjen e tij kap vlerën e 150 mijë dollarëve.

Më konkretisht, 27-vjeçari u shpreh:

Këtu ishte shtëpia ime dykatëshe të cilën po e ndërtoja për veten e familjen time. Isha në proceset e fundit të shtëpisë e më thanë se nuk mund të ma siguronin. Kam humbur mbi 150 mijë dollarë. Jemi të shokuar ende, nuk kemi më kursime sepse për 6 vite me radhë kam hedhur të gjitha kursimet e mbledhura në punë, në këtë shtëpi. Është e pabesueshme, kurrë nuk e mendon se diçka që e ke ndërtuar ta gjesh në këtë gjendje. Shpresoj e lutem që kjo kurrë të mos i ndodhë askujt, asnjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME