Categories Lajme

Rrëfimi i të mbijetuarit në Himarë: Dola me not në breg, nënën e mori deti

Të mërkurën në mëngjes, Avdul Rama së bashku me nënën, babanë dhe një shok dolën në det për të mbledhur rrjetat. Në portin e Himarës, ku familja vlonjate jetonte prej vitesh për punë, askush nuk i paralajmëroi për shtrëngatën. Dallgët e përmbysën anijen e re 9 metra të gjate të blerë me borxhe.

Rrëfimi i Avdulit është i dhimbshëm. Ai tregon si doli me not në breg e pasi la nënën e vdekur t’ia merrte deti. ”Në momenti që erdhi stuhia, babai dhe nëna ime kanë qenë brenda në kabinën e pilotimit. Unë kam qenë jashtë, në anë të varkës, kurse shoku ynë ka qenë në fund fare te kapaku te motori”, shprehet i riu i cili tregon se pas përmbysjes së varkës i pari mbi ujë doli shoku, më pas ai dhe pas tij babai. ”E mbajta nënën gjysmë ore të gjallë në krah, s’kisha mundësi për më shumë sepse më vdiq në duar” Arsen Rama, djali tjetër i tyre nuk doli në det atë ditë, por ka qenë ai që ka kërkuar ndihmë në policinë kufitare, pasi asnjë familjar nuk i është përgjigjur telefonatës së tij kur pa motin e keq. /TCh/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME