Openserve”, një biznes i infrastrukturës së internetit në Afrikën e Jugut, deklaroi sot se kabllot nënujore të prishura që lidhin Afrikën dhe Europën do të rregullohen sapo moti të jetë i favorshëm.
Prishja e pazakontë dhe e njëhershme e kabllove, një afër Gabonit dhe tjetri afër Angolës në bregdetin perëndimor të Afrikës, bëri që përdoruesit e internetit të kishin shpejtësi të reduktuar që të enjten.
“Openserve” deklaroi se ky problem ndikoi gjithashtu në thirrjet ndërkombëtare dhe në shërbimin roaming. Eksperti i teknologjisë në Afrikën e Jugut, Arthur Goldstuck shtoi se koha për rregullimin e kabllove të internetit do të zgjasë dy javë.
