Categories Lajme

Rrënimi i bujqësisë, Braçe “telendis” sërish qeverinë: Fermerët nuk kanë para të mbjellin tokën

Deputeti socialist Erion Braçe po zhvillon interpelancë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca këtë të enjte për qiratë e tokave bujqësore.

Ai ritheksoi se bujqit po punojnë pa kushte dhe se nuk kanë para të mbjellin me rritjen ekstreme të produkteve bujqësore.

“Kam bërë populistin kaq kohë, kam mërzitur edhe Netën, edhe Pandin. Keq kam bërë. Vajta e ndava unë njerëzit e zakonshëm nga elita e bujqësisë, pastaj nxita mosbesim ndaj tyre.

Në fakt ata nuk i njeh kush, aty ku janë fshehur. Bëra dhe më shumë keq, kur nxita mosbesim ndaj institucioneve dhe rregullave të lojës, që nuk janë të shkruara. Më keq akoma e solla të gjithën në një platformë konfliktuale, që ndan bujqit prodhues nga një grusht tregtarësh, bërë bashkë në një kartel.

Rreth e rrotull bujqve, rreth e rrotull elitës së bujqësisë. Tani do bëhem realist. Një person, deputeti e ka të pamundur këtë, ka si qëllim votën e drejtë e pa lekë, që pranon situatën, gjendjen siç është, dhe i përgatitur të flasë në përputhje me rrethanat.

Fillon me ‘jemi mirë’, bujqësia po rritet. 0.01% plus ishte pa kuptim.Kjo nuk është normale, sepse është rritur gjithçka, është rritur edhe TVSH, që e votuat me qejf në fund të vitit.

U rrit kostoja e gjithçkaje. Hëngrën dhe lopët njëherë si në shpar, si në nazar, pa nami të bëhet. Dëgjo, kjo është populiste, nuk është realiste. Lopët, që numëron, vaksinon, patrikullon, i numëron prapë, është e padrejtë. Tregtari po merr shumë, janë ato shifrat që shikoni, merr 2-3 më shumë se bujku.

Ai shit me çmimin e Evropës produktet dhe paratë e tij i merr grumbulluesi.

Bujku nuk ka para të mbjellë, kjo është toka e bujkut, duke shpërndarë rroga minimale tek bujqit.

Kolektivizim e quajti në një kohë tjetër Mehmet Shehu. Joe Biden nxori një urdhër ekzekutiv, fermerët po shtrydhen. Ruajtja e autonomisë është betejë. Joe Biden është populist unë sapo u bëra realist”, tha Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME