Categories Lajme

Rreth tre orë e bllokuar në makinën e aksidentuar, nxirret dhe dërgohet në spital 27-vjeçarja

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin ndodhur pasditen e kësaj të diele në Shkodër, ku një mjet i drejtuar nga një 27-vjeçare humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën elektrike.

Pas disa orësh, është nxjerrë nga mjeti drejtuesja dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për aksidentin e ndodhur në fshatin Zues, për një automjet që ishte përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës, ju informojmë se shtetasja është  nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe shërbimet e  Policisë, dhe është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Kujtojmë se gjithashtu të lënduara kanë mbetur dy pasagjerë që ndodhen në spital, duke marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

Aksident i rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja me

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME