Categories Lajme

Rrevolta në Hong Kong, protestuesit bllokojnë rrugët që çojnë për në aeroport

Me sa duket protestat nuk kanë të ndaluar në Hong Kong pasi mijëra qytetarë kanë bllokuar sot rrugën dhe rrjetin e transportit publik që çojnë drejt aeroportit të këtij qytetit, një përpjekje kjo për të tërhequr vëmendjen për luftën e tyre për më shumë demokraci për qytetin e udhëhequr nga Kina, që po përballet me krizën më të madhe politike të dekadave të fundit .

Dhjetra fluturime raportohet se janë anuluar sot, teksa aktivistët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në aeroport.

Protesta e sotme vjen disa orë pasi protestuesit dhe policia u përleshën në qendër të Hong Kongut, ku disa protestues ndezën zjarre dhe hodhën koktej molotovi dhe policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve.

Protestat në Hong Kong kanë nisur 12 javë më parë, fillimisht për të kundërshtuar një ligj të ekstradimit.

Qeveria në Hong Kong ka njoftuar më pas se ka hequr dorë nga ligji që do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të ekstradoheshin në Kinë. Por, protestuesit kanë zgjeruar kërkesat e tyre, duke kërkuar një hetim të pavarur dhe demokratik mbi brutalitetin e dyshuar të përdorur nga policia ndaj protestuesve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME